Dhomat kthehen në pavione Covid, mjekja: Nuk duhet përdorur oksigjeni në shtëpi

schedule19:36 - 17 Nëntor, 2020

schedule 19:36 - 17 Nëntor, 2020

Trajtimi me oksigjen në shtëpi i rrezikoi jetën një 72-vjeçari të infektuar me Covid-19 në Tiranë. M.Nonaj mbrëmjen e 15 nëntorit ndërsa tentoi të ngrihej nga krevati, ishte mbajtur tek bombola e oksigjenit e cila i ra në tokë. Përplasja shkaktoi heqjen e tubit të oksigjenit që po përdorej nga i moshuari. Të alarmuar të gjithë dolën nga banesa duke tërhequr derën, por pa pasur çelësin me vete.

Për të folur për këtë situatë ishte në një lidhje në Radarin Informativ me Jonida Shehun, Xhentiljana Nazaj, mjeke familje. Ajo u shpreh kategorikisht kundër trajtimit të të sëmurëve me bombola oksigjeni në shtëpi.

“Nga ne është e kundërshtuar në mënyrë aboslute. Oksigjeni nuk duhet të trajtohet në kushtet e shtëpisë. Unë mendoj se i gjejnë privatisht, kemi kundërshtuar në mëyrë aboslute marrjen e këtyre bonbola në shtëpi. Dihen efektet anësore që jep oksigjeni në mënyrë të tepruar, i vetmi që duhet të vendosë për marrjen e oksigjenit është mjeku spiacialist dhe as ne mjekët e familjes“, tha ajo, ndërsa apeloi se qytetarët duhet t’i drejtohen mjekëve të familjes.

“Ne po bëjmë të pamundurën. Jemi në lidhje të përditshme me pacientët. Gjej rastin tu bëj qytetarëve që ti drejtohen mjekut të familjes.

Do të kërkoja me shumë ngulm nga qytetarët të lidhen me mjekun e tyre të familjes që në simptomat e tyre të para. Kjo shkurotn edhe shpenzimet, duke mos marrë receta nëpërmjet miqve. Duke u lidhur me mjekun e familjes marrin trajtim më të mirë”, tha Nazaj. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!