Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan votoi mbrëmjen e sotme për ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump. Kjo është hera e parë në historinë amerikane që ndaj një presidenti ngrihen dy herë akuza për shkarkim gjatë mandatit të tij.
Rezoluta për ngritjen e akuzave u miratua me 232 vota pro dhe 197 kundër. Dhjetë republikanë u bashkuan me kolegët e tyre demokratë në votimin pro rezolutës së fajësimit.
Votimi për akuzat ndaj Trump u bë një javë përpara mbarimit zyrtar të mandatit të tij. Kjo është hera e dytë që demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve kërkojnë shkarkimin e presidentit nga detyra, këtë herë si përgjigje ndaj sulmit në Kapitol, më 6 Janar.
-Dhjetë republikanët që votuan pro ngritjes së akuzave për Trump
Rep Dan Newhouse, Uashington
Rep. John Katko, Nju Jork
Rep. Jaime Herrera Beutler, Uashington
Rep. Adam Kinzinger, Illinois
Rep. Fred Upton, Miçigan
Rep Liz Cheney,Wyoming
Rep Peter Meijer, Miçigan
Rep Anthony Gonzalez, Ohajo
Rep Tom Rice, Karolina e Jugu
Rep David Valadao, Kaliforni
/mv.abcnews.al