Dhoma e Përfaqësuesve autorizon hetimin për shkarkimin e Biden

schedule08:38 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 08:38 - 14 Dhjetor, 2023

Dhoma e përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, votoi për të autorizuar edhe formalisht nisjen e procesit të “impeachment” për presidentin Joe Biden, me republikanët të bashkuar në përpjekjen për të bindur kolegët demokratë, në gjetjen e provave për gabimet e presidentit të tyre.

Republikanët, që kontrollojnë dhomën, votuan 221-212, për nisjen e hetimeve me shpresën se do të zbulojnë nëse djali 53 vjeçar i presidentit, përfitoi në mënyrë të paligjshme nga babai, për kontratat e tij të huaja të biznesit, disa orë pasi Hunter Biden, refuzoi thirrjen për të dëshmuar me dyer të mbyllura.

Shtëpia e Bardhë e quajti këtë vendim për të hetuar si të pabazuar në fakte dhe të motivuar politikisht.

Biden po përgatitet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, përballë paraardhësit të tij republikan Donald Trump. Trump që është presidenti i parë në historinë amerikane, që hetohet 2 herë, po ashtu po përgatitet për një përballje të dytë me Biden, i quan akuzat ndaj tij, të motivuara politikisht.

Ky hetim për presidentin aktual, do të shërbejë për të ulur autoritetin e Biden dhe pikët për të në sondazhe. Edhe nëse votohet “impeachment” për presidentin, senati do të japë fjalën e fundit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!