Shumë qytetarë nga rrethet janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita. Përveçse me autobusë, protestuesit janë nisur edhe me mjete të vogla drejt kryeqytetit. Ndërkohë, sipas drejtuesve të opozitës nëpër rrethe, shumë njerëz kanë udhëtuar drejt kryeqytetit që ditën e djeshme. Deri tani nuk është raportuar ndonjë incident dhe prezenca e punonjësve të policisë ka qenë e madhe.
Ndërkohë Partia Demokratike ka publikuar edhe numrin e protestuesve që sipas saj janë nisur nga rrethet drejt Tiranës:
Sipas PD, drejt kryeqytetit janë nisur më shumë se 50 mijë qytetarë drejt Tiranës.
Qarku Shkodër – 8000 qytetarë
Qarku Lezhë – 6800 qytetarë
Qarku Kukës – 4000 qytetarë
Qarku Dibër – 3500 qytetarë
Qarku Durrës – 9100 qytetarë
Qarku Elbasan – 7500 qytetarë
Qarku Berat – 3000 qytetarë
Qarku Fier – 4800 qytetarë
Qarku Vlorë – 4500 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2000 qytetarë
Qarku Korçë – 4200 qytetarë
/abcnews.al