Dhjetëra viktima nga atentatet në Afganistan

schedule12:41 - 24 Shkurt, 2018

schedule 12:41 - 24 Shkurt, 2018

Afganistani është tronditur nga një seri atentatesh që kanë shkaktuar dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur. Vetëm një prej atentateve është marrë përsipër nga talebanët.

Një kamikaz hodhi veten në erë në një zonë qendrore në Kabul ku ndodhen shumë ndërtesa qeveritare dhe ambasada. Lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetëror por dhe nga ministria e brendshme e cila me anë të një deklarate për shtyp dha dhe një bilanc të përkohshëm të viktimave, një I vdekur dhe dhjetë të plagosur nga të cilët tre në gjendje të rëndë. Objektivi i kamikazit ishin rojet e sigurisë pranë selisë së drejtorisë kombëtare të sigurisë.

Një autobombë në jug të vendit shkaktoi një viktimë dhe dhjetëra të plagosur, pjesa më e madhe kadetë të akademisë së policisë. Atentati u mor përsipër nga talebanët.

Në një atentat tjetër të paktën 25 ushtarë afganë mbetën të vrarë pas sulmit në bazën e ushtrisë në perëndim të vendit në zonën e Farah. Dhe ky sulm mendohet të jetë kryer nga talebanët.

Sulmet vijnë dy ditë pasi qeveria afgane prezantoi një plan të ri sigurie për zonën e gjelbër në qendër të kryeqytetit ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe ambasadat e huaja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!