Dhjetëra të zhdukur nga mbytja varkës me emigrantë në Itali, SOS akuzon autoritetet: Vonuan shpëtimin

schedule17:19 - 12 Mars, 2023

schedule 17:19 - 12 Mars, 2023

Alarm Phone raporton se disa persona janë mbytur në një varkë me rreth 50 persona në bord, ndërsa të mbijetuarit janë shpëtuar nga një anije tregtare, SOS akuzon Italinë se me vetëdije ka vonuar shpëtimin.

“Në bord ndodheshin 47 persona dhe shumë prej tyre janë të zhdukur”, shkruan organizata ndërsa shton se janë mbytur dhjetëra persona që ndodheshin në varkë.

Sipas Alarm Phone autoritetet italiane u kishin dhënë udhëzime anijeve tregtare të pranishme në zonë, por vëzhgimi zgjati vetëm 24  orë. Për këtë arsye Alarm Phone akuzon Italinë për ngjarjen tragjike.

Një video e “Sea Watch”, e publikuar në Twitter nga gazetari Sergio Scandura i Radio Radicale, tregon varkën në vështirësi shumë të rënda dhe anijet tregtare që përpiqen ta mbrojnë atë nga dallgët, por nuk arrijnë të ndërhyjnë.

Gjatë operacioneve të shpëtimit nga motoranija “FROLAND”, varka e vogël u përmbys gjatë transportimit të emigrantëve: 17 persona u shpëtuan dhe u nxorën nga anija ndërsa rreth 30 emigrantë rezultojnë të zhdukur.

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani iu përgjigj akuzave duke thënë “njerëzit tanë nuk lënë askënd në det pa ndihmë”.

Ndërkohë nga 007 italiani vjen alarmi për situatën shpërthyese të largimeve nga Libia. Mbi 685,000 emigrantë thuhet se janë gati të nisen për të arritur në brigjet italiane. Shifra u shfaq në raportin e emigracionit që i dërgohet çdo javë qeverisë. Ndërkohë 3 trupa të tjerë të viktimave të anijembytjes së Cutrosu gjetën nga ekipet e shpëtimit: ata janë dy fëmijë dhe një burrë. Kështu, numri i të vdekurve shkon në 79.

Tajani: Italia nuk lë askënd pa ndihmë

“Ne kurrë nuk duhet të shfrytëzojmë atë që ndodh”. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani duke folur me gazetarët para një konference Leonardo në Tel Aviv.

“Jam i bindur, duke njohur rojet bregdetare, marinën italiane dhe policinë financiare, se këta burra të detit nuk lënë askënd pa ndihmë”. Më pas ministri shtoi se beson se “duhet të bëjmë gjithmonë një analizë reale të asaj që po ndodh dhe të mos e shfrytëzojmë kurrë sepse flasim për jetë njerëzore”. Të gjithë janë të përkushtuar për të shmangur këto tragjedi në Mesdhe”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!