Mjekët palestinezë kanë raportuar për 17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, teksa bisedimet për armëpushim ende vazhdojnë në Katar.
Ndërmjetësuesit amerikanë dhe arabë kanë bërë njëfarë përparimi në përpjekjet e tyre për të arritur një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë, por jo mjaftueshëm për të nënshkruar një marrëveshje, thanë të enjten burime palestineze, raportojnë mediat e huaja.
Katari, SHBA-ja dhe Egjipti po bëjnë përpjekje të madhe për të arritur një marrëveshje në mënyrë që t’i ndalin luftimet në konfliktin 15-mujor dhe për të liruar pengjet e mbetura që po mbahen nga Hamasi, raporton Reuters.