Dhjetëra të vdekur çdo ditë por Greqia heq të gjitha masat anti-Covid

schedule10:44 - 13 Prill, 2022

schedule 10:44 - 13 Prill, 2022

Edhe pse numri i të vdekurve nga koronavirusi mbetet i lartë, nga 1 qershori Greqia do të heqë përdorimin e maskës me detyrim në ambientet e brendshme dhe të jashtme, njoftoi sot ministri i shëndetësisë Thanos Plevris.

Megjithatë ministri foli për disa përjashtime në lidhje me përdorimin e maskës në ambientet e brendshme, të cilat pritet të sqarohen në ditët në vijim.

Ndërkohë nga 1 maji do të hiqet detyrimi për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit të ambiente të jashtme dhe të brendshme.

Heqja e cerftifikatës së vaksinimit në Greqi do të aplikohet deri më 31 tetor të këtij viti, pasi më 1 shtator ekspertët do të bëjnë një rivlerësim në lidhje me situatën pandemike.

Gjithashtu nga 1 qershori,  do të kërkohet vetëm një test i shpejtë në javë  për punonjësit e pa vaksinuar për të hyrë në vendet e tyre të punës.

Për sa i përket testeve të shpejta  në shkolla pas Pashkëve, nga data 1 maji nxënësit do të kthehen në banka pa qenë të detyruar të paraqesin testin, ndërkohë do të jepen udhëzime të veçanta protokolare në rast kontakti me një person të infektuar me koronavirus. Gjoba prej 100 eurosh për të pa vaksinuarit do të hiqet nga 15 prilli.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!