Dhjetëra të dënuar “vip” në burgun e Peqinit janë infektuar me koronavirus.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se aktualisht situata në këtë burg është e rëndë sa i përket gjendjes së pandemisë.
Mësohet se tre autoambulanca kanë dalë nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin, duke transportuar të prekur me Covid, drejt kryeqytetit.
/abcnews.al/