Rreth 43,000 njerëz vdiqën vitin e kaluar në Somali, gjysma e tyre fëmijë nën moshën 5 vjeç, për shkak të thatësirës së vazhdueshme, e cila dallohet si më e madhja në historinë e Somalisë.
Sipas një raporti të publikuar të hënën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF, numri i të vdekurve në vitin 2022 për shkak të thatësirës në Somali ishte në dhjetëra mijëra, por problemi vazhdon pasi dhjetëra mijëra njerëz vlerësohet të humbasin jetën në këtë vend afrikan sërish këtë vit brenda gjysmës së parë të 2023.
“Kriza aktuale është larg përfundimit”, thekson raporti përkatës, sipas të cilit numri i të vdekurve nga thatësira vlerësohet të arrij 18,000 deri në 34,000 vetëm në gjysmën e parë të vitit.
“Somalia dhe fqinjët e saj Etiopia dhe Kenia po përballen me një sezon problematik të gjashtë radhazi me shi, ndërsa rritja e çmimeve globale të ushqimeve dhe lufta në Ukrainë po komplikojnë krizën ushqimore,” vëren Associated Press.
“Kriza është përkeqësuar nga rritja e çmimeve të ushqimeve në mbarë botën. Ndërkohë, Somalia është e uritur nga ndihma humanitare pasi donatorët i japin përparësi Ukrainës,”vë në dukje në artikullin e vet faqja e internetit Gzero e Eurasia Network. /abcnews.al