Dhjetëra emigrantë qëndrojnë të bllokuar në kufirin e gjelbër, mes tyre fëmijë dhe gra

schedule12:25 - 5 Prill, 2020

schedule 12:25 - 5 Prill, 2020

Më shumë se 50 emigrantë qëndrojnë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj tha për abcnews.al se pritet ende të shihen se çfarë vendimesh do të merren. Ka një urdhër të prere dhe bëhet me dije se asnjë person nuk do të lejohet.

Mes emigrantëve, janë fëmijë dhe gra që qëndrojnë të bllokuar. Barrierat janë vendosur edhe për median, nuk lejohet që të kalohet në tokën neutrale. Gjithashtu jemi në pritje të një përgjigjeje se çfarë do të  ndodhë me këto emigrantë, por shihet se ka pasur acarime mes palës shqiptare dhe asaj greke. Sa i përket javës që lamë pas janë lejuar më shumë se 200 emigrantë të futen në tokën shqiptare.

Ndërsa situata në doganën e Kakavijës vihet re një fluks emigrantësh që duan të hyjnë në tokën shqiptare. Gazetari Orges Sako tha për abcnews.al se deri tani është deklaruar që nuk do të lejohet asnjë emigrant i cili nuk ka një arsye të fortë për tu kthyer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!