Dhjetëra delfinë dalin në bregun e Japonisë, 7 mbetën të ngordhur

schedule14:56 - 4 Prill, 2023

schedule 14:56 - 4 Prill, 2023

Autoritetet japoneze gjetën një numër delfinësh që dolën në breg në Japoni të martën, disa prej të cilëve nuk shpëtuan.  Të paktën 8 delfinë të tjerë u gjetën të martën përgjatë brigjeve të Isumi dhe Ichinomiya në provincën Chiba në bregun e Paqësorit të Japonisë.

Autoritetet lokale thanë se 33 delfinë u bllokuan në brigje të hënën. Gjithsej 7 kanë ngordhur, raportoi “Kyodo News” me bazë në Tokio. Autoritetet dhe sërfistët ndihmuan kafshët e mbijetuara të kthehen në oqean. Secili prej delfinëve ishte rreth 2 metra i gjatë.

“Ata mund të jenë dobësuar për shkak se kanë notuar shumë afër bregut ku uji është i ftohtë”, tha të hënën Yukio Miyauchi, kreu i Institutit të Oqeanit Choshi në provincën Chiba.

Studiuesit nga Muzeu Kombëtar i Natyrës dhe Shkencës në Japoni do të kryejnë një analizë të mostrave të delfinëve të ngordhur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!