Të paktën dy persona janë qëlluar për vdekje gjatë protestave që kanë pushtuar SHBA-të pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd.
Dy qytetarët kanë humbur jetën në protestën që po mbahej në Cicero, Illinois në afërsi të Chicago-s të hënën. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike.
Disa zëdhënës nga qyteti u shprehën për mediat se besohet se dy personat janë vrarë nga njerëz që vetë nuk ishin nga Cicero.
Në deklaratë thuhej:
“Kanë qenë persona nga jashtë që kanë hyrë në Cicero..Të vetmet të shtëna që janë dëgjuar kanë qenë nga këta nxitës të jashtëm, që nuk janë banorë të Ciceros.”
Me këto dy raste të reja, numri i personave që humbin jetën nga protestat rreth e qark vendit shkon në dhjetë. Këto protesta e kanë përfshirë vendin për ditën e gjashtë radhazi që pas vdekjes së Floyd-it. /abcnews.al/