Një sipërmarrje e jashtëzakonshme e paprecedentë: 50-vjeçari Lewis Pugh notoi poshtë një ajsbergu në Antarktidë vetëm me një kostum banje dhe kufje. Gjatësia e trajektores ishte 1 kilometër dhe temperatura e ujit rreth zero gradë.
Ai notoi për 10 minuta e 17 sekonda. Sipërmarrja u krye në dëshminë e ambasadorit të kombeve të bashkuara për Antarktidën, yllit të hokejit sovjetik Fetisov, dhe iu dedikua përvjetorit të zbulimit të Antarktidës nga eksploruesi rus Belings’hausen.
Objektivi i Lewis ishte rikthimi i vëmendjes tek problemet e ambientit dhe ndryshimet klimatike. Kjo nuk është hera e parë për të që noton në ujëra të ftohta, por sipas asaj që deklaroi, notimi poshtë një ajsbergu e frikësonte më shumë. /abcnews.al