Dhjetë lojtarë me valixhe gati, Pirlo do rikthimin e ish-shokut të ekipit

schedule17:57 - 15 Gusht, 2020

schedule 17:57 - 15 Gusht, 2020

Ulja e Andrea Pirlos në stolin e Juventusit pritet të sjellë një revolucion te kampionët e Italisë. Shumë lojtarë janë me valixhe gati dhe do të largohen, ku spikasin emra si Higuain, Khedira dhe Rugani, teksa Douglas Costa dhe Bernardeschi do të përdoren për shkëmbime.

Në dyshim të madh janë edhe Alex Sandro, Danilo, De Sciglio, Rabiot dhe Ramsey. Një lojtar që Pirlo e pëlqen shumë është Dejan Kulusevski, i cili shihet si partneri i CR7. Suedezi me origjinë nga Maqedonia e Veriut, u ble në janar për shumën e 35 milion eurove nga Atalanta.

20-vjeçari aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit, por bën mirë edhe të njëjtin rol në krahun tjetër, atë të mesfushorit ofensiv dhe sulmuesin e dytë. Duvan Zapata dhe Raul Jimenez vazhdojnë të jenë të preferuarit për qendrën e sulmit, teksa synohet edhe një rikthim.

Bëhet fjalë për Alvaro Moratën, i cili ka luajtur me Juventusin gjatë viteve 2014-2016. Një sezon ishte shok skuadre me Andrea Pirlon, i cili i ka propozuar drejtuesve emrin e tij, por arritja e një akordi me Atletico Madrid nuk do të jetë aspak e thjeshtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!