Dhjetë kërkesat e maturantëve, QSHA: Asnjë prej pyetjeve në teste nuk ishte jashtë programit

schedule20:02 - 13 Qershor, 2020

schedule 20:02 - 13 Qershor, 2020

Maturantët të cilët kanë dalë në protestë për të dytën ditën radhazi lidhur me pretendimin e tyre se janë hasur me pyetje abstrakte në provimin e Gjuhës dhe Letërsisë, i kanë dorëzuar Ministrisë së Arsimit një draft me 10 pika ku parashtrohen kërkesat e tyre.

Pas dorëzimit të kësaj kërkese ka ardhur edhe përgjigja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

QSHA ka sqaruar se është “e gatshme të ngrejë, në çdo moment, grupe vlerësimi me mësues me përvojë nga gjimnazet e vendit, të cilët, së bashku me hartuesit e testit, do të analizojnë pretendimet e ngritura.”

Po ashtu, në përgjigje thuhet se “QSHA garanton profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e specialistëve kontribues në hartimin e testit të Gjuhës shqipe dhe letërsisë, të cilët mbështeten në eksperienca dhe metodologji shkencore të sprovuara ndër vite.

Sqarohet po ashtu se asnjë prej pyetjeve të testit nuk ka qenë jashtë programit orientues.

“QSHA garanton me përgjegjësi të plotë se ASNJË prej pyetjeve të testit të Gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk është jashtë programit orientues. Ky program është hartuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP).”

Lexo edhe: Maturantët i dorëzojnë Ministrisë së Arsimit 10 kërkesa: Testi kërkonte dije periferike

Në reagim sqarohet po ashtu se, identifikimi i gjeneraliteteve për çdo maturant është bërë për dy arsye:

-së pari, procesi i korrigjimit është digjitalizuar, çka do të thotë se fletëpërgjigjja skanohet dhe, njëherazi, përgjigjet e dhëna vlerësohen nga sistemi kompjuterik dhe jo nga vlerësues fizikë. Kjo metodë përdoret në të gjithë provimet e standardizuara (p.sh. SAT, TOEFL, IELTS, etj.), ku testi gjithashtu është i personalizuar, dhe siguron besueshmëri dhe saktësi të procesit të korrigjimit.

-së dyti, QSHA ka krijuar mjedise provimi, duke përcaktuar numrin dhe renditjen e nxënësve nëpër klasa. Kjo ka shmangur vonesat në shpërndarjen e testeve, pasi secili nxënës ka marrë menjëherë në dorë testin e personalizuar, dhe ka bërë të mundur që provimi të fillojë njëkohësisht në të gjitha mjediset. Veç të tjerash, materialet e provimit janë hapur në klasë përpara nxënësve dhe kjo procedurë është ngritur për të garantuar transparencën e procesit.

Për sa i takon personalizimit të testeve, QSHA sqaron se në të gjitha rastet, edhe nëse përdoren barkode, testet mund të jenë të identifikueshme lehtësisht nga QSHA. Institucioni e ndërton procedurën e vlerësimit të përgjigjeve të nxënësve dhe publikimin e rezultateve të tyre mbi protokolle sigurie tejet të larta, të cilat nuk cenojnë konfidencialitetin e të dhënave.

10 kerkesat e paraqitura prej maturantëve:

1-Përmbajtja e testit dhe rëndesa e tij nuk korrespondonte me kohën e vënë në dispozicion, pasi minutazhi përkatës, llogaritur për secilën pyetje nuk mjaftonte. Ne maturantët jemi detyruar t’i rikthehemi në mënyrë të vazhduar pyetjeve (shumicës prej tyre), pasi mundësia e kuptimit të pyetjes dhe vështirësia e zgjedhjes së një alternative ishin kundër sfidës me kohën e testit. Kjo vërtetohet nga nevoja që nxënësit në përgjithësi patën për të vazhduar me zgjidhjen e testite dhe pas përfundimit të orarit zyrtar prej dy orësh.

2-Së dyti,ne maturantët u përballëm me një test i cili vlerëson te dije periferike dhe jo të programit mësimor të zbatuar në vitin mësimor 2019-2020.Pyetje konkrete që faktojnë këtë konstatim janë: pyetja rreth gjetjes së funksionit të përdorimit të imazheve të fëmijëve paraqitur në një reklamë (parku),pyetja rreth gjetjes së instumenteve të duhura për ilustrimin e një artikulli rreth shpellave më të mëdha në botë,pyetja e cila kërkonte gjetjen e informacionit, të cilit i duhet treguar burimi,pyetja mbi krahasimin e dy informacioneve të marra nga dy burime të ndryshme,pyetja e cila kërkonte gjetjen e një informacioni të nënkuptuar në një artikull mbi fëmijët dhe kohën që ata kalojnë para televizorit.

3-Së treti, testi përmbante pyetje, alternativat e të cilave nuk na testonin njohuritë tona,por logjikën dhe përqëndrimit në momentin e plotësimit të testit.E shohim të udhës të shtojmë se presioni që ka në vetvete procesi i testimit për cdo maturant (me të drejtë) e ul nivelin e përqëndrimit momental dhe vështirëson tezën,jo për nga konteksti, po për nga synimi që kanë pyetjet testuese në vetvete. E gjithë kësaj situate i shtohet edhe faktori kohë.Pyetje konkrete janë: pyetja e cila kërkonte gjetjen e veprimit të rradhës së personazhit të një paragrafi të shkurtër ilustrues i cili identifikohet me emrin Turi,pyetja e cila kërkonte gjetjen e tezës të një paragrafi që ilustronte dilemën mes të shkruajturit histori të shkurtra apo romane, pyetja rreth gjetjes së instumenteve të duhura për ilustimin e një artikulli rreth shpellave më të mëdha në botë, pyetja rreth gjetjes së funksionit të përdorimit të imazheve të fëmijëve  paraqitur në një reklamë,pyetja mbi kulmet apo etapat e vdekjes së Ptroklikt në fragmentin e Iliadës,pyetja mbi përcaktimin e situatës paraqitur në fragmentin e Iliadës nëse ishte dramatike,heroike,sarkastike apo realiste.

4-Për më tepër, kostatojmë se ndryshe nga sa është folur mediatikisht dhe është cituar në materailin zyrtar publikuar në datën  05.2020,me Nr.protokolli 1552,në rubriken e dytë SPECIFIKA TË TESTIT  se testi i Gjuhës Shqipe do të kishte vetëm dy pjesë dhe jo tre, se në këto dy pjesë do testoheshin përkatësisht arritjet në fushën e Gjuhës Shqipe dhe arritjet në fushën e letërsisë shqiptare dhe botërore,në test ne u përballëm me pyetje teorike mbi aftësinë në të shkruar.(Citoj se ndryshe nga testi i Gjuhës Shqipe, testi i Gjuhës së huaj e cilësonte testimin teorik mbi strukturat dhe teknikat e të shkruarit.)Heqja e esesë dhe risjellja e saj në planin teorik nuk mat kopetencat e të shprehurit drejt dhe saktë në gjuhën shqipe të nxënësve të cdo lloj niveli.Këtu futen pyetjet si: gjeni tezën e përshtatshme dhe efektive për një ese bindëse,gjeni veprimin e rradhës të Turit që vijon në të njëjtin stil aksioni (kompetenca jo të mirëfillta gjuhësore, me natyrë kinematografike),gjeni hyrjen e përshtashme për një ese narrative, zgjidhni nje tezë të përshatshme mbi esenë me temë: “Zgjidhni një grup të cilit ju i përkisni dhe shpjegoni pse përfshirja është e rëndësishme për ju”.

5-Në sektorin e testimit i cili përmbante pyetje mbi analizën strukturore dhe gjuhësore të teksteve joletrare, ne konstatruam se pyetjet ishin jo të qarta për nga kumtimi dhe nuk na drejtonin drejt një kërkese specifike, por të vërdalliste nëpër alternativa të përafërta. Kësaj i shtohet edhe fakti se tekstet e shkurtra, ose thënë më saktë, paragrafët me mangësi informacioni e vështirësonin deri në kufinjtë e së pamundurës gjetjen e përgjigjes së saktë.Eshtë e udhës të përmendet se ndryshe nga çfarë jemi orientuar për tre vite pune në gjimnaz dhe një periudhe disa javore konsultimesh,kjo pjesë e testimit na vjen në një format krejt të patrajtuar mëparë,për rrjedhojë edhe penalizues.Pyetje ilustruese:gjeni fjalë apo togje fjalësh që tregojnë burimin e kumtimit,shprehni titullin e dhënë të fragmentit me një fjali pa folje,cfarë fjalie duhet shtuar në fund të shkrimit për të rritur interesin e lexuesve ndaj qytetit të Sarandës,ku duhen shtuar detajet për besueshmërinë e tekstit,gjeni mesazhin që përcjell fotoja, cili nga fjalitë e paragrafit shpreh qëndrimin e autorit ndaj interest të mikut të tij ndaj natyrës,gjeni modelin organizues me të cilin është ndërtuar struktura e përgjithshme e paragrafit,cila është teza e fragmentit mbi dilemën e të shkruarit histori të shkurtra apo romane.

6-Shprehim indinjatën ndaj mosrespektimit të sistemit testues i cili naështë paraqitur në testin model të Maturës Shtetërore 2020, publikuar nga QSHA NË 25.05.2020,i cili ndryshon tërësisht sa i përket natyrës sëpyetjeve nga testi i provimit kombëtar i datës 11.06.2020.Testi model ishte fokusur zbatimin praktik të njohurive tona duke identifikuar në tekste të mirfillta tipare të teksteve joletrare,jo në testin teorik me fragmente me 3-4 fjali maksimumi.Për më tepër,testi model respektonte barazinë mes teksteve letrare prozaike dhe poetike,ndërkohë që provimi kombëtar përmbante vetëm dy tekste letrare poetike cfarë rrjedhimisht rrit vështirësinë e testit mbi nivelin mesatar.

7-Pyetjet e gramatikës kanë synuar më shumë tëna vënë në pozitë, duke na ngatërruar, sesa të testojnë nivelin dhe arritjet tona nëfushën e Gjuhës Shqipe.Ilustrimi: pyetja mbi përcaktimin e lidhëzës prandaj,pyetja mbi funksionin e fjalëve të paraprira nga pjesorja,pyetja: “Cila fjali është ndërtuar saktë sipas raporteve sintaksore të gjymtyrëve të saj?”

8-Për të kaluar në sektorin e Letërsisë,zgjedhja e poezisë “Dritë fshehtësie” e Lasgush Poradecit,vlerësohet nga ana jonë aspak e përshatshme.Kjo pasi kjo poezi ka karakter shumë të lartë filozofiko-poetik, siç vlerësohet nga mësuese Marsela Neni në njëëebsite online. E renditur në një prej shkrimeve poetike,i paanlizuar më parë nga nxënësit nëpër shkolla(kjo jo domosdoshmërisht, por per etike profesionalizmi) kjo poezi ka shfaqur problematikë reale në përceptimin e saj ngane maturantët.Shpesh e dëgjojmë të artikuluar si poezi e cila i përshatet nivelit të një kritiku letrar. Për më tepër botimi “Ylli i zemrës” është një libër i papërfshirë prej kohësh në tekstet mësimoreduke nxjerrë problematika përshtatjeje edhe nga vetë mësimdhënësit.Dëshmojmë se në materialet e aksesueshme nga nxënësit nuk ka asnjë analizë,koment apo shkrim ipërshatshëm për nivelin e nxënësve gjimnazistë si material suplementar.

9-Pa u larguar nga teksti poetik i Lasgush Poradecit,alternativat e këtij teksti ishin të një niveli shumë të lartë duke mos respektuar nivelet e arritjeve dhe koptencave të nxënësve.Ilustrime:nga buron thelbi i përjetësisë në poezi, cili është kuptimi i fjalës dlirnja,gjeni epitetin tipik lasgushian të krijuar sipas frymës organike të gjuhës shqipe,gjeni vargun në kontrast me harmoninë e pafund që “shpaloset vargje”(kujdes: gabim në hartimin e pyetjes),gjeni përqasjen simbolike të dy vargjeve të fundit të strofës së parë të tingujve dhe fjalëve,gjeni vargun e ndërtuar mbi bazën e paradoksit, gjeni motivin kryesor të poezise,gjeni simbolikën e dritës së fshehtë.Ndërkohë, edhe alternativat e tekstit tjetër letrar kishin modele të qasjes jo normale mbi nivelin e pyetjes.Ilustrim: çfarë nxit inversion në vargun e tretë,cilat janë kulmet nëpër të cilat zhvillohet vdekja e Patroklit,duke u nisur nga fragmenti cilat janë tiparet e heronjve të eposit grek(këtu:Patrokli).

10-Shqetësim që qëndron mbetet formulimii pasaktë i pyetjeve ose i stërzgjatur që ul performancën e përqëndrimit të cdo maturanti apo personi të testuar dhe orienton krejt gabimisht në rrugën drejt gjetjes së alternativës së saktë.Ilustrime:cila është teza e përshatshme për esenë: “Zgjidhni një grup të cilit i përkisni dhe shpjegoni pse përfshirja është e rëndësishmë për ju”,cili është funksioni I grupit të fjalëve të paraprira nga pjesorja, cili nga artikujt përmban informacion që iduhet treguar burimi, cila nga fjalitë është shembull i një të dhëne të nënkuptuar në fragmentin rreth qëndrimit të fëmijëve pra televizorit,cfarë mesazhi përcjell fotoja,cilat fjalë apo togje fjalësh tregojnë burimin e kumtimit, cili varg krijon kontrast me harmoninë e pafund që shaploset vargje.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!