Testet e reja të antitrupave duket se janë një kthese pozitive rreth koronavirusit dhe kanë rezultuar 100 përqind të sakta, shkruan Daily Mail.
Testet për antitrupat koronavirus mund të tregojnë nëse dikush ka qënë i infektuar deklaroi insitutit i shëndetit në Angli
Testi, i krijuar nga gjigandi farmaceutik zviceran Roche, do të identifikojë pothuajse të gjithë ata që kanë qënë të infektuar me COVID-19, me ekspertë të cilët shpresojnë se këta njerëz mund të jenë të imunizuar deri në tre vjet, raporton abcnews.al
Ministrat tani janë në bisedime me Roche për të blerë miliona komplete. Burimet e brendshme thonë se nuk ka të ngjarë që testet e bazuara në laborator, të cilat nuk janë krijuar për t’i dhënë njerëzve një rezultat në shtëpinë e tyre, do të jenë në dispozicion për t’u blerë vetë, të paktën fillimisht. Nuk është e qartë se sa mund të kushtojnë testet, dhe se kur ato mund të blihen.
Sir John Bell, një imunolog në Universitetin e Oksfordit i përfshirë në vlerësimin e testeve të antitrupave, tha se ishte një “hap në drejtimin e duhur”, por pranoi se aprovimi i testeve zgjat “më shumë sesa duhet”.
Testet e antitrupave janë krijuar për të treguar nëse dikush ka qënë i infektuar me koronavirus në të kaluarën. Ata nuk tregojnë saktë nëse dikush është infektuar aktualisht.
Testet konsiderohen të rëndësishme për të lehtësuar bllokimin dhe për të rikthyer jetën në normalitet.
Shkencëtarët shpresojnë që njërëzit të cilët zhvilluan antitrupa pas shërimit nga virusi, mund të zhvillonin imunitet për dy ose tre vjet, duke i bërë ata të sigurt për t’u rikthyer në punë. Por Organizata Botërore e Shëndetit ka hedhur vazhdimisht dyshime nëse njerëzit mund të krijonin imunitet,raporton abcnews.al
Instituti i Shëndetit në Londër(PHE) njoftoi se ekspertët kishin kryer një vlerësim të testit të antitrupave dhe rezultatet e tij të ishin “shumë specifike”, duke identifikuar çdo mostër nga dikush që ishte testuar më parë pozitiv për koronavirus.
Gjetjet vlerësuar si një “zhvillim shumë pozitiv” në luftën kundër shpërthimit të koronavirusit.
Profesori John Newton, koordinatori kombëtar i Programit të Testimit të Koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, tha: ‘Ne jemi të sigurt se testet e antitrupave me cilësi të mirë do të bëhen të disponueshme.
Testi ‘Elecsys’ është krijuar për të ndihmuar në përcaktimin nëse një pacient ka qenë i ekspozuar ndaj virusit që shkakton Covid-19 dhe nëse ata kanë zhvilluar antitrupa kundër tij, raporton abcnews.al
Testimi i antitrupave, në krahasim me testet e antigjenit që kërkojnë viruse aktive, do të jenë thelbësore për daljen nga izolimi të Britanisë.
Por kur u pyet se pse Mbretëria e Bashkuar ishte njëmbëdhjetë ditë më mbrapa se SH.B.A. në aprovimin e testit të Roche, ai shtoi: ‘Unë mendoj se mekanizmi i aprovimit kërkon më shumë kohë sesa duhet.
‘Por mos harroni kur doli testi në shtëpi dhe njerëzit po nxitonin duke thënë që këto janë të gjitha të pabesueshme, ne vendosëm të sigurohemi që ato teste ishin të sakta.
Sir John muajin e kaluar zbuloi se asnjë nga testet e antitrupave e provuara në shtëpi nga ekipi i tij nuk ishin mjaftueshëm të sakta.
Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social (DHSC) tha se ishte i kënaqur që pajisjet po përparonin përmes vërtetimit dhe po punonte për të përfunduar testimin e antitrupave.
Një zëdhënëse tha: ‘Testimi i antitrupave është një pjesë e rëndësishme e strategjisë sonë për të luftuar përhapjen e Covid-19 dhe për të na ndihmuar të kuptojmë se kush ka pasur sëmundjen, raporton abcnews.al
‘Përveç zgjerimit të madh të kohëve të fundit të kapacitetit të testimit të koronavirusit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, ne jemi duke eksploruar përdorimin e testimit të antitrupave në të gjithë NHS dhe më pas në të gjithë popullin.
Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock javën e kaluar tha se Mbretëria e Bashkuar ishte në bisedime me Roche për një “ testim në shkallë të gjerë’ të testimit të antitrupave.
Duke folur në një konferencë shtypi për Downing Street më 4 maj, Z. Hancock tha: ‘Sot, Roche, kompania globale zvicerane e diagnostikimit, bëri një njoftim shumë pozitiv në lidhje me përparimin me testin e tyre të antitrupave dhe ne jemi në diskutime me ta për ta sjellë sa më parë në vendin tonë./abcnews.al