“Dhimitër Kraja është heroi im”, Mustafa Nano: Braktisi jetën e lehtë të pensionistit dhe iu bashkua heronjve të tjerë

schedule21:17 - 3 Prill, 2020

schedule 21:17 - 3 Prill, 2020

Mbrëmjen e së premtes në “Provokacija” Mustafa Nano ka folur për mbështetjen e mjekëve dhe infermierëve që ndodhen në vijën e parë të luftës me COVID-19.

“Kudo në botë kanë heronjtë e tyre. Heronjve u shprehet vazhdimisht mirënjohje, siç po bëhet sot në të gjithë botën më doktorët dhe më mjekët. Po u shprehet mirënjohje në forma spektakolare.  Një mbrëmje ishte rradha e britanikëve.

Të ngacmuar nga një fushatë online, ata iu përgjigjen menjëherë kësaj fushate dhe u bënë pjesë e një kori të madh. Miliona britanikë, me duartrokitje i dërguan një mesazh të fortë solidariteti, mjekëve dhe doktorëve të tyrë, të cilët i konsiderojnë në këto momente si luanët e “Britanisë së Madhe”. Ndaj edhe ishte kjo shprehje e simpatisë për ta.

Bashkë me ta doli edhe kryeministri i vendit i cili është i sëmurë me COVID-19. Ai doli tek porta e kryeministrisë dhe iu bashkua këtij kori. Kjo është një modë e shpikur nga italianët që më pas u pasua nga spanjollët dhe më në fund nga gjithë të tjerët.

Në këto rrethana njerëzit e izoluar kanë gjetur një mënyrë për ti shprehur solidaritetin atyre që janë në frontin e luftës, doktorëve, mjekëve dhe infermierëve. Këtë gjë e kemi bërë edhe në në Shqipëri dhe unë do të doja ta bënim edhe më shpesh sepse doktorët kanë nevojë për këtë shprehje solidariteti. Ata janë heronjtë e kohës në të cilën ne po jetojmë.

Një hero, me përkufizim, sipas fjalorit të Oksfordit është një person i cili fiton admirimin e njerëzve për një bëmë që ai ka bërë, apo për një realizim që ai ka arritur.

Sipas meje ka diçka që mungon. Hero është ai përson që fiton admirimin e njerëzve për bëmat e tij në të mirë të njerëzimit.  Sidomos në rrethanat kur ai nuk ka jetuar me idenë që do të bëhet hero. Për mua ata janë pak më shumë heronj se heronjtë e zakonshëm. Siç është një shqiptar i cili quhet Dhimitër Kraja, siç e thërrasin kolegët e tij, Luli. Ai është doktor. Kam përshtypjen dhe besoj e merrni me mend pse është heroi im sepse në një masë të madhe jam i bindur se është edhe heroi juaj. Dhimitër Kraja është një doktor, i cili ka disa kohë që ka dalë në pension.

Me siguri ka qenë duke iu gëzuar pensionit, siç bëjnë shumica e pensionistëve. Por në një moment të caktuar ai ka menduar se kjo lloj jete në mes të situatës që po jetonte, nuk kishte kuptim që në rrethanat ku ish-kolegët e tij ishin në front. Ai braktisi jetën e lehtë të pensionistit dhe iu bashkua heronjve të tjerë. Ai aty u infektua me koronavirus.

Kjo është një zgjedhje që nuk e kanë bërë të gjithë. Ka shumë doktorë të tjerë pensionistë që nuk i ka shkuar në mendje ti bashkohen kolegëve të tyre në frontin e luftës.

Mua nuk më shkon mendja të qortoj zgjedhjen e tyre. Kjo nuk është një betejë e mjekëve në pension, kjo është një betejë e mjekëve dhe inferierëve që janë në punë dhe ata duhet të jenë në frontin e luftës, përsëris, nuk i qortoj për zgjedhjen që kanë bërë.

Ndoshta edhe unë do të kisha bërë të njëjtën zgjedhje ose ndoshta do të bëja zgjedhjen e Dhimitër Krajës. Do të kisha shumë dëshirë të bëja zgjedhjen e Dhimitër Krajës.

E përsëris që Dhimitër Kraja është heroi im i këtyre ditëve. Unë i uroj një shërim sa më të shpejtë, duam ta shohim në këmbë së bashku me kolegët e tij në frontin e kësaj luftë e cila do të fitohet me kontributin e heronjve të tillë, të cilët ne duhet ti nderojmë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!