Doktor Fabio Antonaci, neurolog në Spitalin Amerikan 3 ka folur në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” për dhimbjet e shpeshta të kokës.
Ai është shprehur se dhimbja e kokës mund të jetë e lokalizuar në ballë dhe në pjesën e mbrapme të kokës.
“Dhimbja e kokës është një dhimbje e përhapur kudo. Mund të jetë e lokalizuar në ballë dhe në pjesën e mbrapme të kokës. Ka një përhapje për gjatë gjithë ecurisë së kafkës së kokës.
Cili është shkaku i këtij problemi? Është rezultat i proceseve patologjike, që e shikon trurin që ndërvepron me enë gjaku dhe me ndryshime të tjera të enëve të gjakut, duke shkaktuar këto ndryshime që janë dhimbje, por ka një lloj kontrolli anormal që janë neuronet në vendin e bërthamës”.
Doktor Antonaci është ndalur dhe tek simptomat e migrenës, duke theksuar se ndahet në katër faza.
“Migrena mund të njihet në katër faza. Kemi një fazë paralajmëruese me dhimbjet e kokës që pacientët e ndjejnë si një përgjumje. Kanë ndryshim të gjumit, të humorit dhe oreksit. Pastaj mund të jetë edhe aura nëse nuk keni aura, kalohet te dhimbja e kokës që mund të zgjasë ngë 4-5 orë në 5 ditë. Është një dhimbje pulsuese sikur zemra të rreh në kokë. Shoqërohet me shqetësime dhe bezdisje ndaj dritës, zhurmave. Mund të keni dhe përzjerie dhe të vjella. Mund të ketë dhe dhimbje të moderuara dhe intensive. Mund të ketë pulsime dhe ato përkeqësohen nëse subjekti ynë kryen edhe lëvizje. Psh. kush shkon të bëjë xhoking, i shtohet kjo dhimbje koke. Domethënë mund edhe të mos përmirësohet. Kemi dhe një dhimbje kur pacienti ndihet shumë i lodhur nga dhimbja që ka zgjatur për disa kohë. Përveç kësaj dhimbje kokës, kemi një fazë tjetër që e bën pacientin të kalojë në një llojë patologjie që e bëjnë atë të palëvizshëm”./abcnews.al