Dhimbjet e kokës klaster është sëmundja që prek 0.1% të popullatës.
Simptomat e kësaj sëmundjeje, por edhe grupmoshat më të prekura, Entela Basha, neurologe i përcolli përmes një lidhje skype me ABC e Mëngjesit.
“Në fakt është sëmundje, nuk kemi pse ti themi as sindromë, as simptomë, në termilogjinë mjekësore, ajo ka një klasifikim të vecantë sic është migrena.
Dhimbjet e kokës klaster janë dhimbje koke jo të shpeshta, ka një kategori të caktuar individësh që kap,kryesisht mes moshës 20 dhe 40 vjec, nuk përjashtohen rastet në një moshë më të hershme dhe kanë një tendencë kryesisht te meshkujt.
Klaster në terminologji, është dhimbje koke që nis gradualisht, shpeshtohet dhe arrin një pikë shumë të fortë dhe pastaj nis e bie si intensitet.
Nuk është një sëmundje që rrezikon jetën, pavarëisht se intensiteti i dhimbjes është shumë i fortë.” u shpreh ajo./abcnews.al

