Lajmi për zbulimin e trupit të pajetë të 18-vjeçarit Alvaro Prieto, i cili ishte zhdukur ditët e fundit, ka përhapur trishtim në futbollin spanjoll.
Lojtari që lunate në Korodoba, ishte zhdukur që nga e enjtja dhe trupi i tij u gjet mëngjesin e së hënës mes dy vagonave të një treni.
Sipas informacioneve, Prieto ishte nisur të mërkurën mbrëma për të shkuar në Sevilla, për të kaluar kohë me miqtë e tij.
Sipas policisë, vdekja e tij mund të ketë ardhur si pasojë ne një goditje elektrike teksa po lëvizte mes vagonëve të trenit./h.ll/abcnews.al
Una cámara de televisión localiza entre dos vagones el cadáver de Álvaro Prieto en la estación donde desapareció https://t.co/512jcCOuO7 pic.twitter.com/42dIbjfyrr
— EL MUNDO (@elmundoes) October 16, 2023