“Dhimbje koke” për Xavin, Braithwaite dhe Mingueza pozitiv me Covid-19

schedule16:21 - 29 Prill, 2022

schedule 16:21 - 29 Prill, 2022

Barcelona ka marrë një lajm aspak të mirë ditën e sotme. Dy lojtarët e skuadrës katalanase kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sulmuesi i Barçës, Martin Braithwaite ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Braithwaite do të mungojë në ndeshjen ndaj Mallorcas që luhet të hënën nga ora 21:00.

Po ashtu pozitiv me covid-19 është edhe lojtari tjetër Mingueza, një tjetër mungesë për Xavi Hernandez në ndeshjen e La Liga.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!