Milani nuk gjen qetësi. Infermieria është plot, pasi në ndeshjen me Juventusin është dëmtuar edhe fantazisti Hakan Calhanglu. Një nga më të mirët e kuqezinjtë ka probleme me kaviljen, që i është ënjtur.
Nga Italia raportohet se turku nuk mund të luajë në sfidën kundër “demave”. Ende nuk dihet se sa kohë do të mungojë për Milanin, pasi pritet që t’i largohet e ënjtura dhe më pas do të bëjë kontrolle të tjera mjekësore.
Numri i mungesave te Milani mbetet shtatë, pasi për ndeshjen me Torinon rikthehet Sandro Tonali. Italiani mungoi ndaj Juventusit për shkak se ishte ndëshkuar merkaton të kuq kundër Beneventos.
Në sfidën e së shtunës për arsye dëmtimesh do vazhdojnë të mungojnë Ibrahimovic, Saelemaekers, Benaccer dhe Gabia, kurse Rebic dhe Krunic janë të izoluar pasi të martën u zbulua se ishin të infektuar me COVID-19. /abcnews.al


