Cagliari është pengesa e radhës e Milanit në kampionat. Kuqezinjtë do të luajë në Sardenjë përballë ekipit vendas të hënën në mbrëmje (20:45). “Djalli” është prekur nga shumë dëmtime këtë periudhë.
Lajmi i mirë është rikuperimi i plotë i Zlatan Ibrahimovic, i cili do e nisë si titullar takimin në ishull. Ditën e sotme nuk janë stërvitur më grupin dy titullarë: Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglu. Aktivizimi i tyre në takimin e radhës është në dyshim të madh.
Dhimbje koke për trajnerin Stefano Pioli, i cili nuk ka të gatshëm edhe emra si Rafael Leao (i pezulluar), dyshen Rebic dhe Krunic (pozitivë me Covid-19) dhe Saelemaekers, Bennacer e Gabbia (të dëmtuar). /abcnews.al