Dhimbje e lot, njerëzit vajtojnë në rrugë për humbjen e legjendës Kobe Bryant

09:09 | 27/01/202009:090

Deri më tani nëntë persona kanë mbetur të vdekur nga rrëzimi i helikopterit, aty ku ishte edhe Kobe Bryant.

Legjenda e basketbollit ishte duke shkuar me vajzën e tij Gianna Mari për të parë një ndeshje basketbolli në momentin që ra helikopteri.

Rrjetet sociale u pushtuan me postime pikëlluese, kur u mësua lajmi se Kobe Bryant ka ndërruar jetë.

Njerëz të shumtë u parë rrugëve duke qarë, ndërsa nuk munguan edhe ngushëllimet nga kolegë, miq e të njohur të basketbollistit legjendar.

Mesazhe ngushëllimi kanë mbërritur dhe nga presidenti Donald Trump, e gjithë shoqata e lojtarëve profesionistë të basketbollit në SHBA u shpreh se anëtaret e saj ndihen të shokuar e realisht të shkatërruar nga ky lajm.

Ngushëllime mbërritën deri edhe nga kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, teksa atletë nga e gjithë bota, përfshirë Shaquille O’Neal, kanë përcjellë dhimbjen e tyre në Twitter.


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono