Dhërmiu, më i kërkuar nga turistët e huaj se vendasit

schedule15:56 - 27 Gusht, 2019

schedule 15:56 - 27 Gusht, 2019

Gjatë këtij sezoni veror për Dhërmiun ka patur një interes më të lartë nga turistët e huaj se vendasit. Operatorët turistikë thonë se kryesimin e mbajnë shtetasit anglezë, të cilët kanë kuriozitet për të vizituar pikat turistike të fshatit dhe gjiret e Dhërmiut. 

Një destinacion i frekuentuar shumë këtë vit është Dhërmiu. Tani kur sezonit po i vjen fundi aty gjen akoma pushues. Operatorët turistikë flasin për kërkesa të larta nga të huajt.

Kryesimin e mbajnë anglezët që llogariten me mijëra ku vetëm në muajin Maj kane ardhur katër mijë turistë anglezë. Pas tyre vijnë italianet, spanjollët dhe francezët.

“Këtë vit ka pasur shumë turistë të huaj si dhe sidomos britanikë edhe francezë, italianë. Vijnë me një destinacion për të vizituar shpellën e Piratëve, gjirin e Gjipesë, shpellën e Pëllumbave”.

Ndryshe nga viti i kaluar për Dhërmiun dhe pikat turistike të tij kanë shfaqur interes më shumë të huajt se sa pushuesit nga trevat shqipfolëse.

“Ne jemi studentë, kemi ardhur për pushime këtu. Ne e dashurojmë këtë vend. Gjithçka është shumë e bukur, deti, uji, malet, njerëzit janë pozitivë.”

Dhe për disa ditë Dhërmiu do të mirëpresë turistë nga e gjithë bota të cilët duan të shijojnë plazhin para përfundimit të sezonit veror./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!