Dhënia e nënshtetësisë shqiptare për investitorët e huaj, Pollo: Po vihet në rrezik anulimi i liberalizimit të vizave

schedule10:28 - 19 Gusht, 2022

schedule 10:28 - 19 Gusht, 2022

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka thënë se qeveria po rrezikon anulimin e liberalizimit të vizave të shqiptarëve.

Sipas Genc Pollos, vizat e shqiptarëve rrezikohen për shkak të projektit për dhënien e shtetësisë shqiptare për investitorë të huaj dhe të pasur.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Pollo thotë se “lëshimi i pasaportave nga një firmë private do të thotë se shtetas shqiptarë mund të bëhet edhe derri e dosa nga çdo vend i botës, edhe nga shtete jo miqësore me ne dhe me BE”.

Reagimi i plotë:

Me “pasaportat e florinjta” Edi Rama jo vetëm po e paraqet Republikën si shtet zuzar që shkel marrëveshjet. Ai po çon drejt anullimit arritjen e madhe të qeverisë së PD në v. 2010: liberalizimin e vizave pra udhëtimin lirisht në Europë. Po ashtu lëshimi i pashaportave nga një firmë private do të thotë se shtetas shqiptarë mund të bëhet edhe derri e dosa nga çdo vend i botës; edhe nga shtete jo miqësore me ne dhe me BE. Mjafton që të paguajnë e të lyejnë rrotën. (kjo ka ndodhur pak vite më parë edhe në dy-tre shtete të BE të cilët e anulluan me urgjencë mbasi u plasën skandale korrupsioni). Rrezik sigurie e dëm reputacioni!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!