Dhëndri i Donald Trump: Si luftova me kancerin kur punoja në Shtëpinë e Bardhë

schedule08:39 - 26 Korrik, 2022

schedule 08:39 - 26 Korrik, 2022

Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i ish-presidentit amerikan Donald Trump ka zbuluar një libër me kujtimet e tij që do të botohet muajin e ardhshëm se si luftoi me kancerin në tiroide në vitin 2019.

Në fragmente nga libri i tij të marra nga agjencia e lajmeve Reuters, Kushner thotë se mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley e kishte marrë mënjanë në avionin presidencial në një fluturim për në Teksas për t’i thënë se rezultatet e testeve treguan se kishte kancer, i cili kishte avancuar dhe duhet t’i nënshtrohej menjëherë një operacioni.

Kushner, bashkëshorti i Ivanka Trump, vajzës së ish-presidentit, iu nënshtrua operacionit para Ditës së Falënderimeve atë vit. Asokohe pati raportime rreth shëndetit të tij, por Shtëpia e Bardhë nuk bëri asnjë raportim.

Neë York Times ishte e para që zbuloi informacionin, duke cituar fragmente nga libri i tij.

Edhe pse Kushner nuk e dinte, Donald Trump ishte në dijeni të diagnozës dhe operacionit të planifikuar. “Një ditë para operacionit, Trump më thirri në Zyrën Ovale dhe i kërkoi ekipit të tij të mbyllte derën. “A je i shqetësuar për operacionin?” e pyeti ai. “Nga e di ti këtë?” thotë ai e pyeti zoti Kushner.

“Unë jam president, di gjithçka. E kuptoj që dëshironi që të mos përhapet. Unë preferoj t’i mbaj për vete gjëra të tilla. Do të jesh mirë. Mos u shqetëso për asgjë në punë. Ne kemi mbuluar gjithçka”, shton se si u përgjigj shefi i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë.

Libri i Jared Kushner Breaking History: A White House Memoir do të publikohet më 23 gusht.

Pjesa më e madhe e tiroides së Kushner u hoq gjatë operacionit, i cili erdhi në mes të negociatave intensive me Kinën mbi një marrëveshje tregtare dypalëshe.

Kushner, 41 vjeç, ishte anëtar drejtues i ekipit që negocioi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe shteteve arabe në vitin 2020. Atij iu besua gjithashtu plani i dështuar i Presidentit Trump për Lindjen e Mesme. Ai tani drejton firmën e investimeve Affinity Partners dhe ka dalë nga jeta politike, të paktën tani për tani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!