Dhëndri dhe gjyshja më viralë të rrjeteve sociale, Nikos: I them që Shqipëria është më e mirë se Italia në çdo aspekt

schedule08:47 - 24 Qershor, 2024

schedule 08:47 - 24 Qershor, 2024

Françesko Boduri, një shqiptar nga Burreli, i cili tanimë njihet si Nikos, është bërë viral në rrjetet sociale, me videot humoristike ku shfaqet me gjyshen e të dashurës së tij Klaudias.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Nikos u shpreh se i thotë gjyshes se Shqipëria është më e mirë se Italia në çdo aspekt.

Niko deklaroi se me Klaudian është njoihur në Kretë dhe aktualisht jetojnë në Kanada.

“I do shqiptarët. Kanë edhe pistoleta ata atje. Françesko, por Nikos e kam kështu. Kisha një jetë që nuk isha unë. Nuk mbarova dot shkollën sepse isha shqiptar. Nuk kisha shokë, thonin është shqiptar, ishin shumë racistë. Klaudian e njoha në Kretë. Është nga Kanadaja, erdhi për pushime në Kretë, e pashë, i fola. Lidhja jonë në distancë zgjati 4 vjet. Avokati na mori rreth 4 mijë euro dhe nuk ka bëri gjë. Paguam një tjetër avokat, tani jam këtu. Kemi një djalë, e ka Françesko”, theksoi ai./abcnews.al