Dha penalltinë e barazimit për PSG-në, UEFA pezullon kryesorin e sistemit “VAR”

schedule14:56 - 29 Nëntor, 2023

schedule 14:56 - 29 Nëntor, 2023

“Gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain dhe “bardhezinjtë” e Neëcastle, nuk shkuan më shumë se barazimi, 1 me 1, në xhiron e 5-të, të fazës së grupeve të UEFA Champions League, në një përballje që u duk qartazi dominimi i pastër i “yjeve” francezë, të cilët shpërdoruan rast pas rasti, derisa barazuan falë një 11-metërshi, në minutën e 97’ të sfidës.

Penalltia e dhënë pas konfirmimit, të kryesorit të sistemit “VAR”, Tomasz Kwiatkowski i ka kushtuar jo pak këtij të fundit, me organin më të lartë të futbollit në Evropë, UEFA që ka vendosur ta pezullojë menjëherë polakun, i cili nuk do të jetë në dhomën “VAR”, mbrëmjen e kësaj të mërkure, në sfidën Real Sociedad-Salzburg.

Ndërkaq, vendin e Kwiatkowski do ta zërë gjermani Marco Fritz, tashmë asistent i “VAR”-it në ndeshjen Shakhtar Donetsk-Antwerp të luajtur dje në Hamburg. /i.m /abcnews.al