Dha lejen për karburantin që shkaktoi 60 aksidente dhe viktima, arrestohet inxhinierja

schedule11:28 - 22 Tetor, 2020

schedule 11:28 - 22 Tetor, 2020

Vijon aksioni i policisë në kuadër të Operacionit “By Pass”, për arrestimin e të shpallurve në kërkim të zyrtarëve të ARRSH Durrës.

Policia gjatë ditës së sotme ka bërë të mundur arrestimin e Dhurata Lazaj, 55 vjeç, specialiste inxhiniere në ARRSH, e cila ishte shpallur në kërkim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

LEXO edhe: Dhanë leje për karburantin “vrasës”, zbardhen emrat e zyrtarëve të shpallur në kërkim në Durrës

Ata akuzohen se kanë dhënë leje në kundërshtim me Kodin Rrugor për një karburant në anë të rrugës nacionale Plepa-Kavajë, i cili është bërë burim aksidentesh rrugore.

Ditën e djeshme u arrestuan edhe dy zyrtarë të tjerë.

LEXO edhe: EMRAT/ Abuzuan me detyrën në ARRSH Durrës, arrestohen dhe dy zyrtarë të shpallur në kërkim

Njoftimi i Policisë: 

Durrës

Vijon operacioni “BYE PASS”.

Ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Procedohet penalisht një tjetër shtetas, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pushtimi i tokës”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “BYE PASS”, kanë ndaluar shtetasen Dh. L., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!