DFB Pokal/ Pritjes i vjen fundi, Leipzig sfidon “shqiponjat” e Frankfurt në finalen e Kupës së Gjermanisë

schedule09:25 - 3 Qershor, 2023

schedule 09:25 - 3 Qershor, 2023

Mbrëmjen e sotme, “demat” e RB Leipzig do të sfidojnë në arenën “Olympiastadion” të Berlin, “shqiponjat” e Eintracht Frankfurt, në finalen e madhe të Kupës së Gjermanisë, ku padyshim do të jetë një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël.

“Demat” e Leipzig vijnë në finalen e sotme si mbajtësit e trofeut teksa triumfuan sezonin e shkuar, në finalen e madhe me rezultatin e ngushtë 1 me 2, përballë skuadrës së Freiburg, duke ngritur për herë të parë trofeun e DFB Pokal, pas 3 tentativash.

Në krahun tjetër, “shqiponjat” e Eintracht Franfkurt rikthehen për herë në 9-të në finalen e madhe të Kupës së Gjermanisë, teksa ia kanë arritur të fitojnë plot 5 herë trofeun, ku hera e fundit ishte sezonin 2017-2018, ku në finale mundën “bavarezët” e Bayern Munich, me rezultatin 1 me 3, ku protagonist absolut ishte kroati i Milan, Ante Rebic.

Përsa i përket përballjes së sotme “vendasit” e Leipzig pritet t’i “varin” shpresat e tyre te “fantazistët” e sulmit, Christopher Nkunku e Timo Ëerner. Në krahun tjetër për të plotësuar “ëndrrën” e titullit të 6-të në historinë e klubit, “shqiponjat” e Frankurt i mbajnë shpresat e tyre te sulmuesi francez, Randal Kolo-Muani, me 24-vjeçarin që ka shënuar 23 gola e ka dhuruar 14 të tjerë në 45 paraqitjet e zhvilluara këtë sezon me skuadrën e Frankfurt.

Tashmë e vetmja gjë çka na mbetet është të presim orën 20:00, aty ku në “Olympiastadion” të Berling, arbitri kryesor, Daniel Siebert do të startojë 90 minutat përfundimtare të Kupës së Gjermanisë këtë sezon. /i.m /abcnews.al