Kanë përfunduar të gjitha sfidat e fazës së 1/16-ve të kupës së Gjermanisë, DFB Pokal, me favoritët që nuk ka zhgënjyer duke kaluar në raundin e radhës.
Kështu, ndër skuadrat e mëdha që siguruan kualifikimin ishin “Bavarezët” e Bayern Munich, të cilët triumfuan me rezultatin e thellë, 4-0 ndaj skuadrës së Mainz, pas tre golave të Jamal Musiala dhe një tjetër nga anësori Leroy Sane.
Fitore të mëdha arritën edhe Leverkusen e RB Leipzig, me “Aspirinat” që kaluan me shifrat 3-0 “pengesën” Elversberg, pas dopietës së Schick dhe golit të Aleix Garcia, ndërsa “Demat” e Marco Rose mundën me shifrat 4-2 skuadrën e St. Pauli me danezin Yussuf Poulsen, me dopietë, Baumgartner dhe Nusa, që nxorrën “të pavlefshëm” golat e Guilavogui dhe Smith.
Herët i dha “lamtumirën” këtij kompeticioni “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, të cilët u mundën 1-0 në transfertën e Wolfsburg pas golit të Jonas Wind, në kohën shtesë, ndërsa Eintracht Frankfurt fito 2-1 ndaj Borussia Monchengladbach, pas golave të Hugo Ekitike dhe Omar Marmoush.
Ndërkaq, në sfida të tjera Freiburg fitoi 2-1 ndaj Hamburg, Hertha Berlin mundi po me shifrat 2-1 Heidenheim, Werder Bremen triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Paderborn, Damstadt mundi 2-1 Dynamo Dresden, Arminia Bielefeld fitoi 2-0 ndaj Union Berlin, Hoffenheim triumfoi 2-1 ndaj Nurnberg, Stutthart mundi 2-1 finalistët e vitit të shkuar, Kaiserslautaren, ndërsa Koln, Karlsruher e Regensburg, fituan 3-0, 2-0 e 1-0, ndaj Holstein Kiel, Offebach e Greuther Furth. /i.m /abcnews.al