“Dezinformimi”, opozita e domosdoshme/ Mediu: Kërcënimet janë të mëdha, çështjet e sigurisë primare

schedule15:30 - 7 Qershor, 2024

schedule 15:30 - 7 Qershor, 2024

Deputeti i opozitës, Fatmir Mediu është i vetmi që ka vendosur të veprojë ndryhse nga kolegët e tij, duke e konfirmuar pjesëmarrjen në një prej dy Komisioneve që u ngritën të enjten, atë të dezinformimit.

Opozita ka kërkuar më shumë hollësi mbi çështjet që do të trajtojë ky komision, që për Mediun është i domosdoshëm dhe që tejkalon specifikisht median.

Për të gjitha arsyet që renditi, kreu i republikanëve mendon që në këtë komision duhet të jenë edhe deputetët e opozitës

Komisioni pritet të nisë punë së shpjeti dhe deri më tani në përbërje të tij janë 6 deputetë të PS-së, me në krye erion bracen. Pjesë e këtij komisioni është dhe Mesila Doda, e grupit të parlamentar Demokraci dhe Integrim, ndërsa për 3 vendet e tjera ende bosh, ftesa është përcjellë tek opozita për t’i plotësuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!