Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dezinformimi/ Eksperti Softa: Ngritja e komisionit është pozitive, mundësi për të hetuar. Të ketë transparencë

schedule23:39 - 3 Prill, 2024

schedule 23:39 - 3 Prill, 2024

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se ngritja e komisionit të dezinformimit është diçka pozitive dhe jep mundësi për të hetuar në lidhje me lajmet e rreme në mediat shqiptare.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Softa u shpreh se dezinformimi është një element i rrezikshëm për demokracinë, ndaj dhe komisioni duhet të bëjë transparencë.

“Sigurisht, ngritja e komisioneve parlamentare, është diçka pozitive. Është në funksion të parlamentarëve, të mbikëqyirn fusha që kanë interes. Shqipëria është në prag të zgjedhjeve, ashtu sikur Bashkimi Evropian, atje ka pasur ngritje të një iniciative për të bërë një samit, lidhur me këtë fenomen. Në fokus është inteligjenca artificiale për shkak të informimit të gabuar, apo të qëllimshëm. Mendoj se patjetër duhet të jetë edhe opozita. Dezinformimi është një element i rrezikshëm për demokracinë. Jo vetëm në mediat shqiptare, por në tërësi të vendeve të Bashkimit Evropian, vendet si Kina, Rusia, kanë tendencën që të kenë influencat e tyre.

Edhe Shqipëria është vend i rëndësishëm. Është kandidate për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian. Ky komision do të ishte, ndoshta do të kërkonte më shumë një transparencë, lidhur me misionin që ka. Është një komision i rëndësishëm”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!