Dezinfektohen hapësirat publike në Pogradec, specialistja e taksave: 5 grupe pune në terren, po merren të gjitha masat

schedule16:15 - 13 Mars, 2020

schedule 16:15 - 13 Mars, 2020

Bashkia e Pogradecit vijon me dezinfektimin e hapësirave publike, trotuaret, bizneset, shkollat, çerdhet, rrugët, hyrjet e pallateve. Mësohet se janë angazhuar dy mjete dhe dhjetra punonjës në qytet të cilët do të shpërndahen edhe në njësitë administrative.

Specialistja e taksave, Enjela Karafili tha për abcnews.al se po merren të gjitha masat për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ajo theksoi se gjatë verifikimeve në terren u konstatua se një pjesë e mirë e subjekteve i kishin marrë masat paraprakisht.

“Nga dita e djeshme janë ngritur 5 grupe me nga pesë përfaqësues për secilin grup që monitorojnë masat e marra nga subjektet për të parandaluar përhapjen  e koronavirusit. Është konstatur se shumica e subjekteve i kishin marrë masat paraprakisht, duke përdorur dorezat dhe maskat, ndërsa disa të tjera nuk i kishin marrë dhe për këtë janë paralajmëruar”, tha specialistja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!