Nënstacioni i Zëmblakut është përmbytur pas dalje nga shtrati të lumit Devoll. Përveç veprës energjetike, janë vënë nën ujë edhe dhjetëra ha tokë bujqësore në fushën e Korçës. Prefekti i Korçës, bëri përgjegjëse strukturat vendore për situatën e krijuar, e cila mund të shmangej,nëse do të ishin hapur në kohë të gjitha portat e digës së Zëmblakut. Si pasojë e reshjeve, prej 48 orësh zona e Dardhës është pa energji elektrike, po ashtu ka probleme me furnizimin me energji edhe në bashkitë e Pogradecit dhe Devollit./abcnews.al
https://youtu.be/Tav0XMnD6oU