Largimi nga Dinamo i Bledi Shkëmbit i hapi rrugë Bledar Devollit të ulet në stolin e bluve si trajner i parë i skuadrës kryeqytetasve.
Sfida e parë e Devollit është derbi kundër Partizanit, takim që do të luhet për çerekfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë, duel që do të luhet në “Air Albania” ora 18:00.
Takimi i parë mes dy skuadrave kryeqytetasve ka përfunduar në barazim 1-1, ndërsa për duelin e të enjtes tekniku i bluve do të ketë edhe 3 rikthime të rëndësishme.
Mbrojtësi Sofranac është gati dhe rikthehet pas një viroze, ndërsa edhe Siljanovski do jetë pjesë e grupit. Kapiteni Ibraimi kthehet pas dëmtimit, me Devollin që kërkon ta nisë me këmbë të mbarë këtë aventurë të re dhe shansin që i është dhënë. /f.a/abcnews.al