Policia kufitare dhe misioni Frontex ndalojnë 22 klandestinë nga vendet e Lindjes. Grupi i refugjatëve , midis të cilëve edhe 10 fëmijë janë të kombësisë kurde, afgane dhe siriane.
Sipas Policisë Kufitare refugjatët janë ndaluar në thellësi të tokës shqiptare dhe në afërsi të Trestenikut dhe Vërnikut në Devoll.
Pas intervistave, familjarët u dërguan në qendrën e pritjes në Babrru të Tiranës, kurse pjesa tjetër është kthyer mbrapsht në Greqi.
Çdo ditë policia kufitare ndalon mbi 20 klandestinë që hyjnë ilegalisht nga Greqia dhe kanë synim vendet e BE. /abcnews.al