Devijohen lëvizjet në “Astir”, punimet futen në fazën e dytë

schedule19:21 - 10 Mars, 2021

schedule 19:21 - 10 Mars, 2021

Nga Xhensila Kodra

Që prej 11 Marsit në orë 20 të mbrëmjes, çdo automjet që i duhet të kalojë në zonën e Astirit apo drejt Pallatit me Shigjeta, duhet të ndjekë disa rrugë alternative. Ndërsa semafori aktual në kryqëzimin e Astirit do të zëvendësohet me rrethrrotullim të ri provizor.

Pasi kalohet rruga “Aleksandi i Madh”, bëhet një devijim i rrugës “Teodor Keko”. Kalimi do të bëhet nga segmenti i semaforit deri tek Bulevardi Migjeni.

Ndërsa ky bulevard nuk do të ketë kalim në rrugën “Teodor Keko” dhe do të bllokohet në rrethrrotullimin ekzistues në kryqëzimin me rrugën “Tom Plezha”. Kalimi për në rrugën kryesore “Teodor Keko”, do të jenë i mundur vetëm nëpërmjet rrugës “Engjell Mashi”.

Trafiku i automjeteve, i cili vjen nga rrethrrotullimi Shqiponja do të kalojë me tre korsi nga 3 m. Fillimisht në urën e Lanës për të vazhduar përgjatë rrugës “Teodor Keko”.

Ky devijim bëhet për shkak të punimeve që do të kryhen në lotin e 2 dhe lotin 3 të unazës së re.

Punimet në këtë segment kanë nisur në fund të muajit Tetor të 2020-ës. Për gati 5 muaj, në zonën e Astirit në kryeqytet, qytetarë të shumtë janë hasur me trafikun e rënduar.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!