Gerard Deulofeu pret që së shpejti të vendosë për të ardhmen e tij e cila është e lidhur ngushtë me Napolit.
Një marrëveshje në parim mes napolitanëve dhe Udineses është arritur tashmë, teska pengesë është bërë çështja që ka të bëjë me të ardhmen e Dries Mertens.
Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit e Napolit nuk do të bëjnë asgjë në lidhje me Deulofeun pa i dhënë zgjidhje siç duhet çështjes që ka të bëjë me kapitenin e bluve. /f.a/abcnews.al