Isak dhe Argjend Buzhala janë bab e bir, që janë bërë të famshëm në rrjetet sociale. Ata janë bërë viral për shkak të një video, ku i ati i kërkon djalit të shkelë mbi flamur, por ai nuk pranon. Në fund ulet dhe e puth.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” nga Gjermania, ata kanë treguar emocionet e atij momenti. Madje, Isaku theksoi se ju mbushën sytë me lot.
“Kjo ishte para 6 vitesh, argjendi ka pas 6 vite, tani ka 12. Ishte për Pavarësinë e Kosovës, kur po bënim gati flamurin.
Fëmijët e mi janë të qetë dhe të edukuar. Jo se janë fëmijët e mi, por janë rritur kështu. Ne jetojmë në Gjermani. Mu dhimb shpirtin në ato moment. Kur jam kthyer nga ana tjetër, e pash që puthi flamurin, nisa të qaja nga emocionet.
Kur nisi këngët patriotike “Jemi ne” apo kur shoh flamurin prekem pak. Jam i dhimbshëm. Fillimisht nuk doja ta postoja videon, se kisha frikë se do të shanin, pastaj thash të bëhet çfarë të bëhet”, tha ai./abcnews.al