“Detyrimet vendore janë ulur me 60 përqind”, Rama: Të ardhurat janë rritur në bashki

schedule17:07 - 9 Mars, 2024

schedule 17:07 - 9 Mars, 2024

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë dhe kryebashkiakët në Shkodër, deklaroi se të janë rritur të ardhurat financiare në bashki.

Për sa i përket detyrimeve vendore, ai tha se janë ulur me 60 përqind. Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se bashkimi i komunave dhe krijimi i bashkive ka racionalizuar në mënyrë të ndjeshme aspektin financiar të qeverisjes vendore duke rritur te ardhurat

Janë rritur të ardhurat në bashki. Detyrimet vendore janë ulur me 60%. Bashkimi i komunave dhe krijimi i bashkive ka racionalizuar në mënyrë të ndjeshme aspektin financiar të qeverisjes vendore duke rritur te ardhurat dhe të shtojë punën të bëjë investime. Detyrimet ulen pasi ne kemi një plan të përbashkët. Ky është një objektiv që kryebashkiakët duhet ta ndjekin në mënyrë që të ketë mbështetjen e qeverisë vendore”, tha Rama.

Ndërsa ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha se “Mënyra si funksionon granti janë 2 elementë. 20% e garantit në 2025 të fokusohet te mënyra se si bashkitë ia dalin të mbledhin të ardhurat e tyre. Kjo lidhet me tregues praktikë.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!