Detyra e veshtirë e Gjimshitit, të ndalë makinerinë Manchester City

schedule13:14 - 21 Tetor, 2019

schedule 13:14 - 21 Tetor, 2019

Atalanta do të zhvillojë nesër një ndër ndeshjet më të rëndësishme në histori. Ekipi bergamask do të udhëtojë drejt Manchesterit për t’u ndeshur me Cityn e Guardiolës. Djemtë e Gasperinit kanë humbur dy ndeshjet e para në fazën e grupeve të Champions League.

Gjimshti me shokë do të tentojnë të marrin pikët e para kundër kampionëve të Anglisë, pavarësisht vështirësisë ekstreme që paraqet kjo sfidë. Mbrojtësi shqiptar pritet ta nisë si titullar përballjen me “Cityzens”.

Situata në repartin defensiv të ekipit italian nuk është me e mira. Kjaer dhe Palomino janë të dëmtuar dhe nuk kanë udhëtuar me ekipin. Toloi, Gjimshiti dhe Masiello do të tentojnë frenimin e një prej sulmeve më të rrezikshme në botë, teksa alternativa e vetme në stol do të jetë braziliani Ibanez. /abcnews.al