Deti në Hagë? Milo: Marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë, arbitri s’ndërhyn pa dakordësi

schedule15:17 - 23 Shtator, 2020

schedule 15:17 - 23 Shtator, 2020

Kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo ka deklaruar në studion e ABC News se rihapja e çështjes së detit nga kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka të bëjë me një mesazh për palët. Kjo tha Milo, pasi nëse do ishte diçka e ditur nuk do të hapte një diskutim të ri mes palësh. Milo u shpreh duhet një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë për zonën ekonomike ekskluzive.

“Atje ku nuk ka mundësi duhet të hyjë në marrëveshje me vendin bregdetar fqinj. Greku nuk është budalla që të thotë diçka që nuk është e re. Ai e di shumë mire se çfarë është ligji dhe çfarë është konventa. Palët duhet të ulen dhe atje ku ka mundësinë të shtrihen me 12 milje, si Greqia dhe Shqipëria do shtrihen. Tani duhet që kufiri i përcaktuar nga një dokument ndërkombëtar duhet të demilitohet. Është zona ekskluzive ekonomike. Duhet një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë, Të gjitha vendet përpiqen t’i bëjnë këto. Duhet të ulen palët dhe të bisedojnë si kanë biseduar. Në marrëveshjen e vitit 2009 iu dha ishujve dhe shkëmbit Barketa”, u shpreh Milo.

Ai deklaroi se ndërmjetësimi nga një palë e tretë nuk mund të bëhet pa një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai përmendi rastin kur Shqipëria ka shkuar për herë të parë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës

“Kjo është një praktikë e njohur ndërkombëtare dhe duke qenë se është e sugjeruar kur palët nuk merren vesh mes tyre atëherë ekziston arbitrazhi ndërkombëtar dhe Gjykata e Hagës. Nuk është hera e parë që Shqipëria shkon atje. Në vitin 1946 ndodhi incidenti i Korfuzit. Atëherë Britania e çoi çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Ajo i tha se nuk mund ta sjellësh ankesën vetë, duhet të bësh kompromis me palën shqiptare. Duhet të bien dakord dy qeveritë. Edhe ajo që kërkon pra për negociatë”, tha Milo./mv. abcnews.al