Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Deti avancon në Kunë/ Lezhë, dallgët e forta dëmtojnë shëtitoren

schedule14:42 - 13 Janar, 2026

schedule 14:42 - 13 Janar, 2026

Stuhitë e ditëve të fundit shndërruan bregdetin e Kunes në Shëngjin. Krahas pishave qindra vjeçare, dallgët e detit kanë dëmtuar edhe trotuarin e rruges kryesore në një gjatësi prej rreth 100 metrash.

Situata e krijuar është pasojë e erozionit detar, i cili ka marrë përmasa shqetësuese, duke kërcënuar zonën e banuar të Kunës. Eksperti i mjedisit, Jak Gjini, thotë se nga viti 2017 e deri më tani, deti ka asgjësuar rreth 6 hektarë tokë ranore.

“Ka ndodhur ajo që pritej, me atë ritëm që po ecte gërryerja e bregut, pritej kjo situatë. Ne shohim që nga viti 2017 deri në 2023, nga një publikim të raportit të gjendjes së mjesidit në Shqipëri, të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, shohim se nga Shëngjini deri në grykëderdhjen e Drinit, rreth 6 km, aty kemi një dinamikë të bregut, janë zaptuar 6 hektar nga deti. Bregu është tjetërsuar në një mjedis detar, në një sipërfaqe prej 6 hektarësh. Tani është kthyer në një situate e zakonshme. Por pjesa bregdetare po lëviz shumë shpejt”



Si zgjidhje emergjente shihet vendosja e dallëkthyeseve për të mbrojtur zonën e banuar të Kunës nga përparimi i detit.

“E vetmja zgjidhje është instalimi i dallëkthyesve. Duhen të vendosen në një zonë nga 100-180 metra, të tillë pjerrësi ka shtrati aty. Ka ardhur momenti që strukturat po rrezikohen, janë në gjendje alarmi, masat duhet të jenë të jashtëzakonshme”

Alarmi për erozionin detar në Shëngjin është dhënë prej vitesh, por ende nuk është marrë asnjë masë konkrete për t’i bërë ballë këtij fenomeni të rrezikshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!