Një erë e fuqishme ka nisur gjatë natës dhe ende vazhdon në rajonin e Vlorës. Shpejtësia e saj është 30 m në sekondë dhe për pasojë deti ka shkuar në 8 ballë. Në këtë situatë Kapiteneria ka urdhëruar pezullimin e çdo mjeti lundrues në detin Jon. Ato nuk do të lejohen të dalin për lundrim deri në një urdhër të dytë të autoriteteve portuale./abcnews.al
Deti 8 ballë nga era e fuqishme në Vlorë/Pezullohet lundrimi i anijeve
schedule09:41 - 2 Shkurt, 2018
schedule 09:41 - 2 Shkurt, 2018