Princesha e Uellsit është një nënë e përkushtuar ndaj Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis. Në një video të postuar në një llogari fansash të çiftit mbretëror të quajtur ‘theawalesnews’, Princesha Kate shihet me dy nga fëmijët e saj më të mëdhenj. Ajo shihet duke biseduar me Princin George teksa mban në dorë vajzën e saj të vogël, Princeshën Charlotte.
Ajo që u bëri përshtypje fansave të saj ishte se teksa mbante në krahë vajzën e saj, ajo u ul e veshur me taka të larta për të biseduar me djalin e saj të madh. Në fakt, duke vazhduar të mbante në krahë vajzën e saj, ajo u ngrit sërish me lehtësi të pabesueshme. ” Uau! Unë jam i impresionuar! Si e bëri këtë?’ , ka shkruar një ndjekës, ndërsa një tjetër ka thënë: “Ajo nuk po bën vetëm ulje, por edhe me taka të larta. Gjithashtu e bën atë në mënyrë perfekte me ekuilibër absolut. William bëri zgjedhjen e duhur. Është perfekte!”.
Edhe pse prioriteti kryesor janë tre fëmijët e saj, si çdo mama tjetër e zënë ajo ka folur për fajin që ndjen kur është larg tyre për shkak të aktiviteteve të saj. “Dua të jem e sigurt se po bëj më të mirën për fëmijët e mi”, i kishte thënë ajo një nëne tjetër./abcnews.al