Detaji në foton e Mertens që nuk u ka shpëtuar tifozëve të Napolit

schedule16:36 - 11 Gusht, 2022

schedule 16:36 - 11 Gusht, 2022

“Unë vij nga Napoli dhe jam mësuar me ngrohtësinë e tifozëve”, kështu është prezantuar Dries Mertens para mbështetësve të tij të rinj të Galatasaray.

Belgu po bëhet gati për aventurën e re në Turqi, falë eksperiencës në qytetin napolitan që formoi lojtarin dhe njeriun.

Mertens, në fakt, në paraqitjen e parë me uniformën e re te Galatasaray, donte të tregonte edhe një herë të gjithë lidhjen e tij me Napolin dhe në foton me djalin e tij Ciro Romeo ka një detaj që nuk u ka shpëtuar fansave të Napolit

Mertens i vogël, i shtrënguar në krahët e të atit, ka veshur një bluzë që nuk lë vend për interpretim: “Napoli” shkrimi kryesor dhe një mesazh i qartë për një të shkuar të afërt që Dries “Ciro” Mertens e mban ende në zemër. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!