Detajet tragjike: Elena e vogël u godit nga e ëma 11 herë me thikë, nuk e gjeti vdekjen menjëherë

schedule16:02 - 18 Qershor, 2022

schedule 16:02 - 18 Qershor, 2022

Martina Patti e goditi 11 herë me thikë vajzën e saj 5-vjeçare Elena në Katania.  Kjo është përfundimi në të cilin kanë dalë ekspertët mjeko-ligjorë pas kryerjes së autopsisë së vogëlushes e cila u gjet e mbështjellë me një qese mbeturinash.

Megjithatë, ajo që nuk është gjetur ende është arma e krimit, që pritet të jetë thikë kuzhine. Edhe pse mori një numër të madh goditjesh, 5-vjeçarja nuk ka humbur jetën menjëherë. Ajo gjeti vdekjen pasi një nga goditjet i preu enët e arteries subklaviane.

Tashmë është konfirmuar edhe ndalimi i të ëmës dhe është lëshuar një urdhër paraburgimi për vrasje me paramendim të shumëfishtë dhe fshehje të kufomës.

Vajza u vra një orë pasi u mor nga kopshti.

Nga ekzaminimi i trupit rezulton se vdekja ka ndodhur një orë pas vaktit që kishte ngrënë në shkollë rreth orës 13:00. Megjithatë, do të duhen edhe disa ditë para se të dihet rezultati i plotë i autopsisë.

Kujtojmë se Martina Patti dyshohet se i mori jetën të bijës e më pas e futi në një qese mbeturinash dhe e varrosi. Më pas jo lajmëroi policinë dhe u tregoi një skenar të sajuar rrëmbimi derisa më pas disa orësh marrjeje në pyetje rrëfeu gjithçka.

Ish-partneri i saj, babai i vajzës, ka deklaruar të premten se nuk beson se nëna e vajzës vuan nga ndonjë problem i shëndetit mendor, përkundrazi shton ai, çdo gjë duket se është përgatitur në detaje dhe gjakftohtësi.

Motivet mbeten ende të paqarta. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!